KenaqėsiaFORUM

Shkencat Ekzakte => Shėndetėsi => Topic started by: ImperiaL on 18:34:07*



Title: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:34:07*
(http://www.tepelena.com/img/9807.jpg)

Studim mbi sėmundjet e zemrės  

Ndėrsa dy studime tė reja nė fushėn e sėmundjeve tė zemrės tregojnė se vetėm ulja e
nivelit tė kolesterolės mund tė mos jetė njė hap i mjaftueshėm pėr parandalimin e
njė goditjeje nė zemėr. Shkencėtarėt kanė vėnė re se krahas nivelit tė lartė tė
kolesterolės, ėshtė edhe niveli i inflamacionit tė artereve qė shton rrezikun e
goditjeve nė zemėr.

Ē'do vit qindra mijėra nėnshtetas amerikanė pėsojnė goditje nė zemėr apo bllokim tė
artereve koronare, pavarėsisht nga niveli normal i kolesterolės. Dr. Steven Nisen i
klinikės sė Klevelandit thotė se duke parė nivelet e kolesterolės si dhe nivelin e
inflamacionit brenda artereve tė pacientit u shpjeguan disa probleme.


Gjithnjė e mė shpesh po vihet re se kur arteret pėrbrenda janė tė prekura apo tė
acaruara, kolesterola dhe pllakėzat e kane kanė mė tė lehtė pėr t’u grumbulluar
pėrgjatė mureve tė
brendėshme tė artereve. Me kalimin e kohės inflamacioni ose ky acarim mund tė bėjė
qė pllakėzat tė pėsojnė frakturė, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjė qė bėhet
shkak pėr goditje nė zemėr. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotė se tė dhėnat
e reja tregojnė se ulja e shkallės sė inflamacionit pakėson dukshėm rrezikun nga
goditjet nė zemėr.
Nė studim u morrėn nė shqyrtim pacientė qė kishin pėsuar goditje nė zemėr dhe qė
pėrpiqeshin tė shmangnin njė goditje tė dytė. Gjatė studimit, niveli i kolesterolės
bie dukshėm, ndėrsa me uljen e nivelit tė inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve nė
zemėr pakėsohej me 50 pėrqind.Shkencėtarėt thonė se niveli i inflamacionit tė
artereve mund tė matet nėpėrmjet njė analize tė thjeshtė gjaku. Niveli i
inflamacionit mund tė ulet nėpėrmjet ilaēeve si dhe nėpėrmjet dietave, rėnies nga
pesha, ushtrimeve fizike dhe lėnia e duhanit.


Transplantimi i fijeve nervore
Ndėrkohė, njė procedurė tepėr e guximshme e transplantimit tė fijeve fijeje nervore
po u jep shpresė pacientėve me gjymtyrė tė paralizuara. Askush nuk kishte
parashikuar njė shenjė kaq pozitive, pas 16 muajsh dora e Dylanit po jep shenja
jete, kjo tregon se transplantimi i fijes nervore mund tė jetė i sukseshėm.
Operacioni zgjati 7 orė. Fijet nervore mjekėt i morrėn nga kėmba e pacientit dhe i
vendosen ato nė njė pjesė tė shtyllės kurrizore e dėmtuar nga njė aksident me
motorēikletė. Kirurgu Andrew Elkwood shpjegon se si atij iu desh tė ndėrhynte nė
dyja anėt e qafės sė pacientit pėr tė bėrė njė lidhje shtesė tė nervit nė shtyllėn
kurrizore duke kapėrcyer nervin e dėmtuar. Shenjat janė tepėr pozitive. Gishtat e
dorės kanė filluar tė lėvizin dhe tė gjitha tė dhėnat tregojnė se nervi do tė
riaktivizohet.


njė gjen kundėr efekteve tė alkolit
Kohėt e fundit, shkencėtarėt kanė zbuluar njė gjen tek minjtė, i cili mund tė
kontrollojė reagimin e njerėzve kur ata ndalojnė pirjen e alkolit. Shkencėtarėt
shpresojnė se kėto studime mund ti bėjnė ata tė njihen mė mirė me efektet e alkolit
tek njerėzit.
Njė mbrėmje nė qytet, duke pirė me shokė mund tė jetė diēka e bukur, por
shkencėtarėt kanė zbuluar se konsumimi i vazhdueshėm, apo nė sasi e madhe i pijeve
bėn qė truri te pėrshtatet efekteve tė alkolit. Ky proces ndodh nė qelizat e trurit
tė njerėzve qė e pijnė rregullisht alkolin, pijanecėve kronikė, duke krijuar njė
numėr mė tė madh molekulash, qė quhen receptorė. Kėta receptorė mund tė marrin
sinjale nga qeliza tė tjera. Kjo e vėshtirėson gjendjen pėr atė qė vendos ta lerė
alkolin, duke e detyruar trupin e tij tė tėrhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon
kėtė proces Sid Strickland, studjues nė Universitetin Rockfeller tė New Yorkut:
“Nė se ndėrpritet menjėherė etanoli, veprimi i tij nė organizmin e njeriut nuk
largohet menjėherė, por vazhdojnė tė mbeten receptorėt dhe njė ndjeshmėri e lartė, e
cila ēon nė njė gjendje tė acaruar tė njeriut qė ėshtė mėsuar tė pijė alkohol.”
Shkencėtarėt nė Universitetin Rockfeller kanė studjuar efektet e alkolit dhe
mendojnė se kanė gjetur njė gjen qė mund tė kontrollojė procesin e pėrshtatjes sė
organizmit. Gjatė konsumimit tė alkolit, gjeni i quajtur [-TPA-], ndihmon nė
krijimin e njė enzime, e cila krijon receptorė shtesė.
Shkencėtarėt thonė se pėrdorimi i ilaēit Ifenprodil mund ta bllokojė gjenin
[-TPA-]. Deri tani, shkencėtarėt kanė mundur t’i pakėsojnė simptomat e tėrheqjes tek
minjtė. Sid Strickland shpjegon se kjo mund tė ndihmoj dhe njerėzit.
Ideja do tė ishte se nė se dikush ka abuzuar vazhdimisht me alkolin, qė pėrmban
etanol, dhe nė njė moment ai kėrkon ta ndėrpresė tė pirėt, ilaēi i ri mund ta
frenojė prodhimin e kėsaj enzime dhe kjo do tė pakėsonte efektet e tėrheqjes sė
menjėhershme.” Megjithėse do tė duhen vite pėr pėrdorimin e ilaēit Ifenprodil tek
njerėzit, ky pėrbėn njė hap tė ri pėr njohjen me efektet e alkolit tek truri i
njeriut.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:36:08*
Semundjet e Zemres

Sėmundjet e zemrės po vrasin ēdo ditė e mė shumė shqiptarėt. Madje gjysma e vdekjeve, nė ēdo vit, kanė nė bazė njė shkak tė lidhur me sistemin e qarkullimit tė gjakut. Kėshtu, specialistėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė bėjnė tė ditur se, ēdo vit nė vendin tonė vdesin rreth 8 mijė persona nga sėmundjet e zemrės. Por ajo ēka e bėn situatėn tragjike ėshtė fakti se mjekėt nuk i kushtojnė vėmendje faktorėve tė riskut, kur pacienti paraqitet pėr vizitė. Tė ndodhur pėrpara kėsaj situate Instituti i Shėndetit Publik ka pėrgatitur njė model tė ri shėrbimesh pranė Mjekut tė Familjes, me qėllim kapjen e hershme tė shkaqeve tė mundshme tė sėmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin nė kohė tė tyre.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:36:50*
Sėmundjet qė prekin zemrėn mė shpesh, klasifikohen nė disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kėshtu, nė moshat e fėmijėrisė, ne kemi atė qė quhet veset e lindura tė zemrės, ose sėmundjet e lindura tė zemrės.  


Nga cilat sėmundje preket zemra mė shpesh
Sėmundjet qė prekin zemrėn mė shpesh, klasifikohen nė disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kėshtu, nė moshat e fėmijėrisė, ne kemi atė qė quhet veset e lindura tė zemrės, ose sėmundjet e lindura tė zemrės. Kėto sėmundje manifestohen, p.sh., me atė qė quhet vrimė nė zemėr, qė ėshtė njė difekt ku, muri ndarės i zemrės, nuk ėshtė i mbyllur plotėsisht pėr shkaqe tė ndryshme. Ky ėshtė defekti mė i shpeshtė nė moshėn e fėmijėrisė, i lindur.

Nė njė moshė mė tė rrtiur, nė moshėn e adoleshencės, sėmundjet qė kanė predimonaur, janė ato qė shkatoheshin nga polialtriti reumatizmal, e cila prekte kyēet e pacientit, por dėmtimin kryesor e jepte nė zemėr, duke dėmtuar valvulat e zemrės, muskulin dhe tė gjitha pjesėt e zemrės. Ėshtė njė sėmundje qė, si bazė, ka infeksionin qė mund tė ketė pacienti, grykė qė shaktohet nga strektokuku.

Ky ėshtė njė mikrob qė qarkullon nė gojė, nė hundė apo nė grykėn e njeriut. Pas 3 javėsh tė qarkullimit tė infeksionit, shfaqet polialtriti dhe, ky polialtrit, nėse nuk kurohet siē duhet, bėn dėmtimin e gjithė pjesėve tė zemrės. Ky grup sėmundjesh ka mbizotėruar pak kohė mė parė.

Nė moshėn e rritur sėmundja kryesore e zemrės ėshtė sėmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe qė manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund tė kalojė nė mosfurnizim tė mirė tė muskujve tė zemrės me sasinė e nevojshme pėr gjak dhe tė oksigjenit, si pasojė e ngushtimit tė arterieve qė janė pėrgjegjėse, qė furnizojnė atė sektor dhe, nėse nuk merren masa, kjo sėmundje mund tė kalojė nė infarkt tė miokardit, i cili ėshtė edhe njė nga sėmundjet kryesore, qė shkakton mė shumė invaliditet nė botė. Edhe kėtu tek ne ėshtė shtuar, kohėt e fundit, nga pėrdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

Njė grup tjetėr i sėmundjeve janė sėmundjet e ndryshme, tė cilat manifestohen me ērregullimet e rrahjeve tė zemrės qė janė aritmitė e ndryshme. Ky ėshtė njė grup i madh sėmundjesh, tė cilat pėrfshijnė rrahjet e ulėta, tė shpeshta, rrahjet jashtė radhe, tė cilat, edhe kėto, mund tė vijnė nga pjesa e sipėrme, ose nga pjesa e pasme e zemrės.

Nė grupet aritmike hyjnė edhe blloqet e zemrės, tė cilat klasifikohen si bllok i gradės sė parė dhe i gradės sė dytė, por ka edhe bllok tė degėve, qė janė tė degės sė majtė dhe tė degės sė djathtė. Ka edhe ērregullime tė tjera, siē ėshtė fibracioni alterial qė ėshtė njė patologji e rėndėsishme dhe mė e rėnda ėshtė fibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrės zhduken dhe zemra pėrpėlitet duke sjellė rėnien e presionit nė zero, njeriu humb koshiencėn dhe nėse nuk jepet ndihma brenda 5 minutava, sa mund tė rezistojė truri pa oksigjen, ēdo gjė ėshtė e kotė.

Grup sėmundjesh tė tjera janė ato qė shkaktohen nga virozat e stinėve dhe ka pėr bazė njė infeksion viral. Ky infksion viral siē mund tė prekė gjithė organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrės dhe kemi kėto qė quhen miokaritė virale por qė konsiderohen si forma tė buta tė lehta qė trajtohen dhe nuk lėnė ndonjė pasojė nė zemrėn e njeriut.

Janė edhe njė grup sėmundjesh tė zemrės tė cilat janė me origjinė tė panjohur dhe nuk kanė ndonjė shkak tė dukshėm.

Sėmundje qė ndeshen shpesh por qė janė tė rrezikshme janė sėmundjet qė vijnė nga hipertensioni qė dėmtojnė zemrėn. Kur tensioni shtrihet nė popullatė nga 13-20 pėr qind tė popullsisė, qė i bie qė njė nė 4-5 veta nė moshen e pleqėrisė ėshtė me hipertension, kuptohet se sa i shpeshtė ėshtė ky dėmtim i zemrės qė vjen nga hipertensioni i lartė i pamjekuar.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:37:25*
Shenjat e sėmundjeve tė zemrės  

Shenjat varen nga lloji i sėmundjes. Por shenja mė e prekshme nga njerėzit qė i bėjnė mė tė ndjeshėm tė drejtohen tek mjeku ėshtė dhimbja qė ata ndjejnė nė kraharor dhe pikėrisht nė zonėn e mesme tė kraharorit qė mund tė pėrhapet nė zonėn e qafės ose nė nofull, por mund tė shtrihet edhe nė shpinė, krahun e majtė dhe ndonjėherė edhe nė tė djathtin.

Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orė kemi tė bėjmė me shenja serioze pėr sėmundjet e zemrės. Shenjė tjetė ėshtė marrja e frymės qė mund tė shfaqet nga pamjaftueshmėria e punės sė zemrės pasi ajo mund tė jetė zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siē duhet nė organizėm. Shenjė tjetėr janė ērregullimet e rrahjve tė zemrės. Por sėmundjet e zemrės mund tė shfaqen edhe pa dhimbje fare.

Si mund tė bėhet mjekimi  

Mjekimi pėr sėmundjet e zemrės bėhet sė pari duke vendour diagnozėn pėr tė parė se sa ėshtė zhvilluar sėmundja. Elementi i parė i ekzaminimit ėshtė elektrokardiograma e cila duhet bėrė te ēdo pacient qė paraqitet pėr vizitė dhe ka ankesa me zemrėn. Pastaj mjeku specialist mund tė kalojė me analiza tė tjera qė ėshtė eko-ja e zemrės, provat biēikletė apo me tapete. Kur mjekimi nuk ėshtė i mjaftueshėm kalohet nė mjekimin kirurgjikal i cili ėshtė vendosja e valvulave dhe e unazave koronare apo bėrja e bai-pasit.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:37:50*
Si bėhet parandalimi  

Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pasi duke bėrė parandalimin kursejmė mė shumė sėmundje qė kanė kosto tė lartė shėndetėsore dhe ekonomike. Parandalimi nė kėto sėmundje ėshtė qė nga kujdesi i nėnės shtatzėnė qė ajo tė mos kalojė nė viroza, tė mos pijė duhan, tė marrė medikamente tė paktėn gjatė 3 muajve tė para tė shtatzanisė nė mėnyrė qė tė parandalohen sėmundjet e lindura tė zemrės.

Prandalimi ėshtė edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione tė organizmit me antibiotik nė mėnyrė tė plotė deri nė ērrėnosje tė infeksionit nė mėnyrė qė tė mos bėhet shkak pėr sėmundjet e zemrės. Nė moshėn e rritur pėrsa i pėrket parandalimit tė kėtyre sėmundjeve si hipertensioni arterila, qė ėshtė shumė i pėrhapur kėtu, parandalimi ėshtė edhe mė kompleks, pra duhet ndryshuar nė mėnyrė tė plotė stili i jeteės. Ai qė deri nė atė kohė ka bėrė njė jetė sendentare duhet tė lėvizė tė bėjė njė ecje tė paktėn 5 kilometra apo 10 mijė hapa nė ditė, duhet tė shmangė pirjen e duhanit dhe alkoolit.

Bėn mirė njė gotė verė e kuqe nė drekė sepse ka antioksidant pėr radikalet e lira. Qė tė bėhet njė parandalim sa mė i plotė duhet qė pacientėt, kanė apo nuk kanė shqetėsime, femrat dhe meshkujt mbi moshėn 45 vjeē, tė bėjnė njė kontroll njė herė nė vit tek mjeku specialist me ekzaminimet pėrkatėse. Kurse atyre qė u ka filluar sėmundja duhet tė vizitohen mė shumė se 2 herė nė vit.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:38:27*
Sipas ekspertėve, 30 minuta nė ditė ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtė mund tė pakėsojnė dukshėm rrezikun e prekjes nga sėmundje tė zemrės.  


Por njė studim botuar kėto ditė lėtė kuptohet se pėr tė patur njė zemėr tė shėndoshė nevojiten mė shumė se sa ushtrime tė thjeshta fizike.  

Dihet se ngritje peshat ndihmojnė nė formimin e muskujve, por tė dhėnat e reja thonė se njė prej muskujve qė pėrfiton nga ky sport ėshtė edhe zemra. Sipas njė studimi botuar nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, ngritja e peshave pakėsonė rrezikun e prekjes nga sėmundje tė zemrės duke ulur nivelin e kolesterinės sė keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin tė asimilojė sheqernat. Tė gjitha kėto janė kushte pėr njė zemėr tė shėndoshė.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:38:51*
Frytet arrore tė mira pėr sėmundjet e zemrės  

Frytet e forta (arrore), ndihmojnė shumė nėse keni probleme me zemrėn, apo keni yndyrėn e lartė nė gjak.
Arrat janė tė pasura me yndyra tė pangopura, tė cilat ulin nivelin e kolesterolit tė keq (LDL kolesterolit) nė gjak, ndėrsa rrisin nivelin e kolesterolit tė mirė (HDL kolesterolit).

Njė varg studimesh shkencore kanė treguar se njerėzit tė cilėt hanė rreth 30 gram fryte arrore (arra, lajthi, bajame, fėstėk etj.) kanė rrezik mė tė ulėt tė preken nga sėmundjet kardiovaskulare.

Arrat megjithatė janė tė pasura me yndyra dhe kalori, andaj mos e teproni. Dhe sigurohuni tė mos jenė tė mbėshtjella me sheqer apo ēokollatė.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:39:11*
Shkencėtarėt thonė se njerėzit qė pėrjetojnė sulme tė shpeshta paniku, shtojnė rrezikun pėr t’u prekur nga sėmundje tė zemrės.  

Ēdo njeri pushtohet nga ankthi, si nė rastet kur ėshtė vonė pėr punė, shkollė ose pėr njė takim tė rėndėsishėm. Por kur ky ankth ėshtė i vazhdueshėm a pa arsye, ai quhet ērregullim apo sulm paniku. Nė raste tė tilla njerėzit dallohen pėr pesimizėm. Nė ēdo gjė ata parashohin fatkeqėsi dhe gjithmonė shprehin shqetėsim tė tepruar, madje edhe pse janė tė vetėdijshėm se shqetėsimi i tyre ėshtė pajustifikueshėm.
Shkencėtarėt thonė se njerėzit qė pėrjetojnė sulme tė shpeshta paniku, shtojnė rrezikun pėr t’u prekur nga sėmundje tė zemrės. Ata mendojnė se ky rrezik vjen nga ngurtėsimi i artereve si pasojė e shtimit tej mase tė veprimtarisė sė sistemit nervor.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:39:36*
Statistikat tregojnė se rreth 5 pėrqind e amerikanėve provojnė sulme paniku  gjatė njė periudhe tė jetės sė tyre dhe rreth 3 pėrqind i pėrjetojnė ato ēdo vit. Gjithashtu ėshtė vėnė re se shumė prej atyre qė preken nga sulmet tė vazhdueshme tė ndjenjave tė panikut, vuajnė nga sėmundje nė zemėr.
Kohėt e fundit shkencėtarėt pranė Kolegjit Universitar tė Londrės studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve nė zemėr dhe arritėn nė pėrfundimin se paniku mund tė jetė shkaktar i shtimit tė goditjeve nė zemėr. Ata morrėn nė shqyrtim 57 mijė vetė qė vuanin nga paniku qė do tė thotė se kishin provuar ankth tė pakontrolluar pėr mė shumė se 6 muaj. Nė grupin tjetėr ata pėrfshinė persona pa simptoma paniku. Shkencėtarėt vunė re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 pėrqind gjasa pėr tė pėsuar njė goditje nė zemėr dhe 44 pėrqind mė shumė gjasa pėr t’u prekur nga ndonjė sėmundje nė zemėr. Shkencėtarėt spekullojnė se kjo ndoshta vjen si pasojė e ngurtėsimit tė artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet tė veprojė nė mėnyrė tepėr tė sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit tė tyre nė revistėn evropiane mbi sėmundjet e zemrės.
Por gjatė studimit shkencėtarėt zbuluan njė paradoks; personat qė vuanin nga paniku, megjithėse mund tė prekeshin nga sėmundje tė zemrės, ata kishin 25 pėrqind mė pak gjasa pėr tė vdekur nga sėmundje tė tilla. Ekspertėt thonė se shpjegimi i mundshėm ėshtė se pacientėt qė vuajnė nga paniku shkojnė rregullisht tek mjeku pėr tė kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bėn qė rastėsisht tė dallohen edhe problemet nė zemėr e pastaj tė diagnostikohen e trajtohen qė nė fazė mė tė herėshme, ndryshe nga personat e zakonshėm tė cilėt shkojnė tek mjeku njė herė nė 6 muaj a njė vit, ose vetėm kur sėmundja ka pėrparuar.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:39:56*
Sėmundjet e zemrės dhe depresioni

Organizata botėrore e shėndetėsisė pėrllogarit se mbi 7 milionė njerėz vdiqėn si pasojė e goditjeve nė zemėr nė vitin 2005. Kjo e bėn kėtė sėmundje njė prej shkaktarėve kryesorė tė vdekjeve.  

Shkencėtarėt gjithashtu thonė se njė prej efeketeve anėsore tė sėmundjes sė zemrės ėshtė depresioni mendor. Kjo ėshtė arsyeja qė kohėt e fundit, shoqata amerikane kundėr sėmundjeve tė zemrės rekomandoi qė personat me sėmundje koronare, duhet gjithashtu tė kontrollohen edhe pėr depression.



Shoqata kundėr sėmundjeve tė zemrės kėrkon nga mjekėt qė t’i pyesin pacientėt me sėmundje nė zemėr edhe; Sa shpesh nė dy javėt e fundit kanė treguar pak intersim pėr tė bėrė gjėra tė pėlqyeshme. Dhe gjatė kėtyre dy javėve, sa shpesh janė ndjerė tė dėshpėruar apo tė mėrzitur?



Pėrgjigjet mund tė jenė nga “asnjėherė” deri nė “ēdo ditė”. Nė se pėrgjigja ėshtė pohuese e prerė, shkencėtarėt rekomandojnė qė pacientėve t’u bėhen pyetje tė tjera rreth gjumit, lodhjes, oreksit e marrėdhėnieve me tė tjerėt.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:40:23*
Shoqata amerikane kundėr sėmundjeve tė zemrės thotė se studimet kanė treguar se pacientėt me sėmundje nė zemėr pėrjetojnė gjendje depresioni 3 herė mė shumė sesa njerėzit e tjerė. Studimet nė kėtė fushė gjithashtu thonė se pacientėt me depresion qė nuk trajtohen janė mė tė prirur tė mos i marin ilaēet e zemrės ose tė mos shkojnė rregullisht pėr terapi tek mjeku. Depresioni mendor trajtohet me barna, terapi bisedash klinike, dhe ushtrime fizike duke iu pėrshtatur kushteve tė pacientit. Kardiologėt thonė se jeta e njė pacienti mund tė zgjatet ose ndoshta shpėtohet duke e trajtuar depresionin nė fazat e herėshme tė shfaqjes sė tij.



Vitamina B dhe Alcajmeri  

Ka kohė qė shkencėtarėt po pėrpiqen tė gjejnė mėnyra pėr tė ngadalėsuar zhvillimin e sėmundjes sė Alcajmerit, nga e cila preken gjithnjė e mė shumė njerėz nė mbarė botėn.

Jeta e Geri dhe Meri Paunit ndryshoi rrėnjėsisht 3 vjet mė pare kur tek Meri u shfaqėn simptomat e para tė Alcajmerit. Geri thotė se kjo afektojė rrėnjėsisht jetėn e tyre deri atėhere normale. Por sėmundja i afroi ata edhe mė shumė me njėri tjetrin.



Sipas organizatės botėrore tė shėndetėsisė, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet ēdo 5 vjet pėr persona nga mosha 65 deri 85 vjeē. Por nėse kjo sėmundje vonohet pėr 5 vjet, numri i rasteve nė mbarė botėn do tė pėrgjysmohej. Deri kohėt e fundit, mjekėt kishin shpresuar se doza tė larta me vitamine B mund tė ulnin ritmin e vdekjes sė qelizave tė trurit dhe si rrjedhojė tė ngadalėsonin keqėsimin e sėmundjes. Por njė studim i ri tregoi se vitamina B nė doza tė larta nuk ishte e efektshme, pėrkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientėt qė e marin atė.



Doktor Paul Ejsin, njė prej autorėve tė studimit, thotė se rezultatet ishin zhgėnjyese, pasi marrja e vitaminės B nė doza tė larta nuk pati ndonjė ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.



Pacientėt me Alcajmer kanė nivele tė larta tė njė substabnce kimike tė quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon pėr shpėrbėrjen e kėsaj substance nė gjak, parndaj shkencėtarėt donin tė vėrtetonin nėse shtimi i vitaminės B tek pacientėt me Alcajmer do tė ndihmonte nė ngadalėsimin e humbjes sė kujtesės. 240 pacientė morėn ēdo ditė vitamina B, ndėrkohė qė 170 tė tjerėt morėn placebo. Tek ata qė morėn vitamina B niveli i homocystinės u pakėsua rreth 25 pėrqind, megjithėse tė dy grupet e pacientėve patėn tė njėjtėn shkallė humbjeje kujtese


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:40:51*
Sėmundjet e zemrės tek fėmijėt  

Sipas njė studimi tė botuar nė Revistėn e Shoqatės amerikane tė Mjekėsisė, fėmijėt e prindėrėrve qė vuajnė nga zemra, ka mė shumė tė ngjarė tė preken nga sėmundje zemre. Madje, sipas studimit, mė i lartė ėshtė rreziku i prekjes nga sėmundja midis fėmijėve se sa i trashėgimit tė saj nga prindėrit.

Studimet e ndryshme tregojnė se problemet e shėndetit, mes tyre edhe sėmundja e zemrės dhe diabeti, janė shpesh tė trashėgueshme. Sipas njė studimi tė ri tė doktoreshės Joanne Murabito dhe kolegėve tė saj nė Qendrėn e Studimit tė Zemrės nė Fremingam tė shtetit Masaēusets, kur njėri prej fėmijėve nė familje vuan nga sėmundja e zemrės, edhe motra, apo vėllai i tij rrezikohen tė preken prej saj.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:41:13*
Sėmundjet e zemrės, trashėgim nga vegjėlia  

Tė kalosh njė sėmundje ngjitėse pa kurim, rreziku nga sėmundjet e zemrės ėshtė prezent. Njė pjesė tė mirė tė kėtyre viruseve njerėzit i kalojnė nė vegjėli, ndaj janė pikėrisht vitet e para tė jetės ato ku kujdesi duhet tė jetė maksimal. Mjekėt kardiologė deklarojnė se "viruset ngjitėse qė kalojnė fėmijėt nė vegjėli janė shkak i fitimit tė sėmundjeve tė zemrės". Por pėrveē tyre, njė problem tjetėr janė edhe bajamet, sinuset dhe dhėmbėt e prishur. Mjekėt sqarojnė se nė disa raste sėmundjet ngjitėse kalojnė pa u vėnė re nga prindėrit, ose pa kurim. Edhe pėr bajamet e dhėmbėt nuk ushtrohet kujdes, pasi janė sėmundje tė pėrsėritura. Sipas tyre, e keqja e kėtyre sėmundjeve qėndron te pasojat e mė pasme. Kėshtu, mjekėt vėnė nė dukje se sėmundja qė prek mė tepėr zemrėn ėshtė reumatizma, njė sėmundje e shkaktuar nga njė mikrob i veēantė i quajtur mikrobi hemolitik dhe qė pėrhapet lehtė nga fėmijėt e sėmurė me angina. Pėr tė parandaluar shkaqet e sėmundjeve tė fituara tė zemrės, mjekėt kėshillojnė mbrojtjen e fėmijėve nga sėmundjet ngjitėse dhe reumatizma, pėrmes kujdesit pėr kurimin e tyre nė kohė. Sipas tyre, shkaqet kryesore tė sėmundjeve tė fituara tė zemrės gjatė fėmijėrisė janė viruset ngjitėse si skarlatina, anginat (infeksioni i grykės dhe i bajameve), dizenteria, kolla e mirė, poliomieliti, shytat, fruthi, verdhėza, gripi etj. Kjo ėshtė arsyeja qė mjekėt kėshillojnė prindėrit tė jenė tė kujdesshėm nė kurimin e tyre. Sipas mjekėve, nė parandalimin te fėmijėt tė sėmundjeve tė zemrės dhe turbullimeve kardiovaskulare, rol tė rėndėsishėm kanė prindėrit dhe mėsuesit, tė cilėt duhet tė mbikėqyrin funksionet e zemrės nė periudha tė ndryshme tė zhvillimit tė fėmijės, si dhe organizimin e njė regjimi fizik nė pėrputhje me moshėn e tyre. Kėshtu, tė gjitha lėvizjet e tyre duhet tė jenė tė kontrolluara, si stėrvitjet, aktiviteti mėsimor etj. Gjithashtu, njė kujdes i veēantė duhet bėrė me dhėmbėt, qė janė shpeshherė vatra tė hapura tė infeksionit. Por edhe bajamet, sinuset dhe veshėt e sėmurė (tė infektuar). Sipas mjekėve kardiologė, pėr fėmijėt e grupmoshės sė vogėl dhe tė mesme, rėndėsi tė veēantė ka mbajtja e njė regjimi tė pėrshtatshėm fizik dhe mendor, mėnjanimi i mbilodhjes, gjendjeve emotive dhe sigurisht kurimi nė kohė i sėmundjeve ngjitėse. Mjekėt i mėshojnė me forcė mjekimit, pasi vihet re njė rritje e numrit tė fėmijėve qė kalojnė sėmundje nė kushte shtėpie, jashtė kujdesit mjekėsor. Sipas tė dhėnave tė ISHP-sė, kjo ndodh mė shpesh nė zonat e thella malore. Sipas studimit tė ISHP-sė, rreth 60 pėr qind e fėmijėve nė fshat vuajnė nga sėmundje tė ndryshme parazitare, duke i shkaktuar dėme tė mėdha organizmit dhe shėndetit tė fėmijėve. Moshat mė tė prekura nga kėto sėmundje janė nga 2 deri nė 14 vjeē. "Duke pasur parasysh qė parazitėt sjellin pasoja pėr shėndetin, nuk duhet neglizhuar kurrė me kėtė sėmundje", thonė mjekėt, duke tėrhequr vėmendjen e prindėrve pėr mė shumė higjienė dhe kapje nė kohė tė shqetėsimeve tė fėmijėve tė tyre.


Title: Re: Semundjet e zemres
Post by: ImperiaL on 18:41:39*
Sėmundjet e zemrės janė vrasėset mė tė mėdha tė femrave  


Sėmundjet e zemrės nuk prekin vetėm meshkujt, por janė vrasėset mė tė mėdha tė femrave nė SHBA. Afėrsisht 40% tė tė gjitha femrave qė vdesin kanė si shkaktar tė vdekjes sulmet nė zemėr ose sėmundjet e zemrės. “Nė kėtė mėnyrė vdesin mė shumė gra sesa numri i grave qė vdesin nga tė gjitha llojet e kancerit tė marra sė bashku”, thuhet nė njė botim tė Institutit Kombėtar tė Shėndetit nė SHBA.
Me gjithė pėrpjekjet pėr tė edukuar femrat nė lidhje me rrezikun nga kėto sėmundje, 45% e grave amerikane nuk e dinė se rreziqet mė tė mėdha pėr shėndetin e tyre vijnė nga sėmundjet e zemrės dhe sulmet e zemrės.

Disa fakte tronditėse:
-13% e grave amerikane i shohin sėmundjet e zemrės (por jo sulmet e zemrės) si njė rrezik pėr shėndetin.
-Sėmundjet kardiovaskulare vrasin afėrsisht gjysmė milioni gra nė vit nė SHBA.
-Njė amerikane nė minutė vdes nga sėmundjet kardiovaskulare.-Afėrsisht njė e treta e tė gjitha femrave dhe e meshkujve moshėrritur nė SHBA vuajnė nga ndonjė formė e sėmundjeve kardiovaskulare.-Sėmundjet kardiovaskulare marrin jetėn e njė banori ose banoreje tė SHBA-sė ēdo 35 sekonda.-Mė shumė gra amerikane mbi moshėn 25-vjeēare vdesin nga sėmundjet koronare tė zemrės sesa nga ēdo sėmundje tjetėr.-64% e tė gjitha grave amerikane qė kanė vdekur befasisht nga sėmundje koronare tė zemrės, kanė vdekur pa pasur simptoma tė mėhershme-Ndėrkohė qė numri i grave amerikane qė vdesin nga kanceri ėshtė 1 nė 30, numri i atyre qė vdesin nga sėmundjet kardiovaskulare ėshtė 1 nė 2.6.