KenaqėsiaFORUM
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
 
  Home Help Search Gallery Links Login Register  

Fėmijėt e dhunshėm dhe faktorėt qė ndikojnė


Pages: [1]   Go Down
  Print  
Author Topic: Fėmijėt e dhunshėm dhe faktorėt qė ndikojnė  (Read 233 times)
LePuRuShja
Komplet antarė
*

Vleresimi: 13
Offline Offline

Posts: 1347


I Love Your Love


View Profile
« on: »

Familja, shkolla, shoqėria dhe fėmijėt e dhunshėm. 6 faktorė qė formojnė fėmijė tė dhunshėm

Fėmijėt janė objekt dhe subjekt i dhunės. Mbi ta padrejtėsisht, arbitrarisht dhe nė kundėrshtim me Kartėn e tė Drejtave tė tyre, ushtron dhunė psikologjike e fizike prindi, mėsuesi, polici, mė tė rriturit, por edhe njė pjesė e fėmijėve pėrdorin dhunė mbi njėri -tjetrin, ndaj fėmijėve mė tė vegjėl nė moshė, bile nė disa raste edhe ndaj tė rriturve. Me dhimbje, por duhet tė pranojmė se ėshtė rritur numri i rrahjeve midis fėmijėve (nė disa raste edhe grup me grup), ėshtė rritur numri i fėmijėve qė mbajnė thika, nė ndonjė rast edhe armė, ėshtė rritur numri i vjedhjeve e i grabitjeve prej tyre, veēanėrisht ndaj vajzave dhe grave, rastet e plagosjeve me thika, me armė, qė ēojnė deri nė vdekje. Natyrshėm lind pyetja: Pėrse ėshtė rritur numri i fėmijėve tė dhunshėm? Se shoqėria jonė ėshtė e dhunshme, se nė familje ka dhunė, se po rritim fėmijė tė dhunshėm. Nuk lindin tė dhunshėm..., por bėhen tė tillė. Fėmijėt e familjeve ku ka dhunė, vuajnė mė shumė nga probleme tė sjelljes dhe janė mė pak tė aftė pėr tė vepruar nė shoqėri, nė krahasim me fėmijėt qė vijnė nga familje ku nuk ka dhunė. Njė studim kanadez tregon se, nėse fėmija ėshtė i pranishėm nė konfliktet e prindėrve, ku pėrdoret dhuna si mjet pėr zgjidhjen e tyre, "ka shumė gjasa tė parashikohet se edhe ai vetė do tė bėjė krime kundėr personit kur tė rritet, si sulme ndaj personit, pėrpjekje pėr pėrdhunim, pėrpjekje pėr vrasje, rrėmbime dhe vrasje". Edhe njė pėrqindje e lartė e fėmijėve tė rrugės, janė rrjedhojė e dhunės nė familje. Origjina e dhunės i ka rrėnjėt nė strukturėn shoqėrore dhe nė njė tėrėsi tė ndėrlikuar vlerash, traditash, zakonesh dhe besimesh qė lidhen me tė. Dhuna ėshtė shkak i njė personaliteti agresiv.

Faktorėt qė ndikojnė tek fėmijėt pėr t'u bėrė tė dhunshėm e pėr tė kryer krime, janė shumėdimensionalė:

1. Faktorė ekonomikė: varfėria, veēanėrisht nė zonat rurale e tė izoluara nga pjesėt e tjera tė territorit. Shumė fėmijė e kanė braktisur shkollėn pėr shkaqe ekonomike. Gjithashtu, njė pjesė e tyre, nga komuniteti rom apo nga familjet qė kanė ardhur nė metropolin Tiranė-Durrės, apo kanė zbritur nga zonat malore nė qytete, nuk gjejnė mjedisin e pėrshtatshėm social dhe ekonomik pėr tė zhvilluar personalitetin e tyre, pėr shkak edhe tė kushteve tė rėnda ekonomike.

2. Faktorė qė lidhen me familjen: mungesa e kontrollit tė pėrshtatshėm prindėror, prindėr tė ashpėr me njė orientim disiplinor jo tė qartė, divorcet e prindėrve, mungesa e vlerave familjare. Studimet psikologjike tregojnė se fėmijėt e keqtrajtuar nga prindėrit e tyre bėhen mė vonė prindėr keqtrajtues pėr fėmijėt e tyre.

Jeta nė njė shtėpi tė dhunshme, apo nė njė komunitet tė dhunshėm, mund tė krijojė turbullime tek fėmija, sepse ai beson se prindėrit e tij nuk mund ta mbrojnė. Kėshtu, fėmijėt mė tė rritur kėrkojnė tė gjejnė "tė fortėt" dhe "ata me pushtet", kryesisht nė grupet e moshatarėve sesa nė marrėdhėniet me prindėrit. Pra, sjellja agresive dhe dhuna e shfaqur janė reagim ndaj situatave qė ai i mendon se e kėrcėnojnė. Aspiratat e prindėrve pėr fėmijėt dhe vlerat prindėrore luajnė rol formues nė tė gjitha aspektet e zhvillimit tė tij, sepse shkak i shfaqjes sė dhunės tek fėmijėt ėshtė keqpėrshtatja midis prindėrve dhe fėmijės (njė fėmijė i shkathėt dhe energjik dhe njė prind i ngathėt, krijon lidhje emocionale tė tendosur).
Prishja e marrėdhėnieve familjare, konfliktet dhe mosmarrėveshjet prindėr-fėmijė, janė shkaku i rritjes sė frikės dhe pasigurisė sė fėmijėve, i largimeve tė tyre nga shtėpia deri nė braktisje tė familjes, i futjes sė tyre nė banda kriminale.

3. Faktorė qė lidhen me shkollėn: frekuentim i dobėt, largime nga orėt e mėsimit, dobėsim dhe prishje e disiplinės nė shkollė, marrėdhėnie jo tė mira mėsues-nxėnės dhe nxėnės-nxėnės, dhunė fizike dhe psikologjike nga ana e mėsuesve ndaj nxėnėsve, motivim i pakėt i nxėnėsve pėr tė mėsuar, shkatėrrim i bazės materiale nė shkollė, kontroll i dobėt dhe ndėshkime tė buta pėr nxėnėsit qė vijnė nė shkollė me mjete tė forta, thika apo edhe armė zjarri.

4. Faktorė politikė: lidhja e krimit me politikėn, mosfunksionimi i shtetit ligjor, veēanėrisht nė sistemin e drejtėsisė pėr tė luftuar kriminalitetin, e veēanėrisht krimin e organizuar. Dhuna e pandėshkuar ėshtė terren i mirė qė njeriu tė kalojė pa shumė hezitime nė sjellje agresive.

5. Faktorė socialė: alkooli, droga, prostitucioni, pabarazia e gruas me burrin, programe me karakter joshoqėror qė transmetohen nga mediat, ku njė rol negativ dhe shumė tė dėmshėm luajnė filmat me vrasje (me killera). Dhuna e filmave merret si model pėr reagimet e mėvonshme personale dhe njeriu modelohet pėr t'u sjellė nė mėnyrė agresive.

6. Faktorė psikologjikė: stresi, depresioni, sėmundjet mendore, prejardhje nga familje tė dhunshme, faktorėt individualė tė personalitetit si, temperamenti, dėshira pėr tė qenė i fuqishėm, kurioziteti pėr tė ushtruar dhunė.

Teoria e tė mėsuarit social e vlerėson agresivitetin si njė formė tė sjelljes sė mėsuar sociale. Agresiviteti mėsohet nėpėrmjet vėzhgimit dhe imitimit tė njerėzve tė tjerė dhe ruhet nėpėrmjet pėrforcimit pozitiv.

Rritja e dhunės tek fėmijėt, pėrveē rrezikshmėrisė shoqėrore, cenimit tė tė drejtave tė njeriut, tė jetės sė njeriut, ēon edhe nė rritjen e kostos ekonomike, rrit shpenzimet nėpėrmjet shėrbimeve qė shoqėria duhet tė kryejė pėr t'u ardhur nė ndihmė viktimave, pėr trajtimin mjekėsor, pėr policinė, gjykatat, shėrbimet e sigurimeve shoqėrore, etj.

Nuk mjafton tė marrėsh nisma pėr uljen e dėnimeve tė fėmijėve, pėr trajtim mė tė mirė nė qeli e pėr pėrmirėsimin e kushteve nė burg (nuk e mohojmė se edhe kjo ka anėt pozitive), por e rėndėsishme ėshtė tė zbatohen politika arsimore, ekonomike, juridike, sociale qė e ulin shkallėn e kriminalitetit tek fėmijėt, adoleshentėt.

Parandalimi i krimit tek fėmijėt ėshtė njė problem serioz pėr shtetin e shoqėrinė tonė, ėshtė e duhet tė jetė pjesė integrale e politikave tė arsimit.



12 sugjerime pėr mėsuesit dhe ne tė tjerėt

Dhuna fillon nė mendjet e njerėzve. Shkolla duhet tė edukojė individė qė ideojnė "mbrojtjen e paqes" nė mendjet e tyre. Nė shkollėn tonė duhet tė ketė mė shumė programe e tema mėsimi kundėr dhunės.

-Tė aftėsohen nxėnėsit e mėsuesit pėr zgjidhjen paqėsore tė konflikteve, pėr rritjen e pėrsosjen e aftėsive komunikuese midis palėve, pėr demokratizimin e marrėdhėnieve.
-Mėsuesit tė kenė njė qėndrim model pėr nxėnėsit e tyre nė zhvillimin e sjelljeve e tė zakoneve jo tė dhunshme.
-Rritja e shėrbimeve kėshillimore psikologjike, sociale e pedagogjike nė shkollė.
-Tė organizohen konferenca me karakter edukativ mbi dhunėn.
-Forcimi i disiplinės, zbatimi i rregullores. Ndėshkime tė ashpra pėr nxėnėsit e dhunshėm dhe pėr mėsuesit qė pėrdorin dhunėn.
-Projekte tė pėrbashkėta shkollė-familje-shoqėri me temė: "Edukimi dhe toleranca", "Tė njohim e tė zbatojmė Konventat e tė Drejtave tė Fėmijėve".
-Tė ngrihet shkolla e riedukimit dhe tė rritet bashkėpunimi komunitet-polici.
-Shkolla t'u afrojė prindėrve programe konkrete e tė specializuara, me nivel tė lartė se si mund tė rriten e edukohen fėmijė jo tė dhunshėm. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet dhe shoqėria shqiptare tė ndėrgjegjėsohet qė, kėta fėmijė (tė vegjėl sot), edhe kur tė rriten e tė martohen, do tė imitojnė sjellje tė dhunshme tė prindėrve, me pėrjashtim tė rasteve kur kanė kėrkuar ndihmė tė specializuar pėr tė ndryshuar sjelljet e tyre. Fėmijėt e mėsojnė kėtė ves (dhunėn) nė familje dhe e pėrdorin pėr tė siguruar atė qė dėshirojnė. Ndėshkimi i prindėrve qė ushtrojnė dhunė ndaj fėmijėve tė tyre.
-Programe pėr fėmijėt e rrugės, veprimtari qė u interesojnė fėmijėve, ēlodhėse dhe argėtuese.
-Dhėnia e hapėsirės sė domosdoshme pėr ēdo fėmijė.
-Inkurajimi dhe stimulimi i grupeve tė ndryshme tė fėmijėve qė nuk e pėrdorin dhunėn.
-Ndryshime nė legjislacion, nė rregulloren e shkollės, nė kodin penal, civil dhe familjar, veēanėrisht ligji pėr mediat, qė lidhet me filmat me dhunė e vrasje, tė cilėt jepen nė ēdo kohė.


Vargjet sintezė tė Nolit janė tepėr domethėnėse

"FĖMIJĖT MĖSOJNĖ ATĖ QĖ JETOJNĖ"

Nėse njė fėmijė jeton nė kritikė, mėson tė dėnojė.
Nėse njė fėmijė jeton nė urrejtje, mėson tė luftojė.
Nėse njė fėmijė jeton nė ironi, mėson tė jetė i ndrojtur.
Nėse njė fėmijė jeton nė turp, mėson tė ndihet fajtor.
Nėse njė fėmijė jeton nė tolerancė, mėson tė jetė i durueshėm.
Nėse njė fėmijė jeton nė inkurajim, mėson tė ketė besim.
Nėse njė fėmijė jeton nė lavdėrim, mėson tė vlerėsojė.
Nėse njė fėmijė jeton nė ēiltėrsi, mėson drejtėsinė.
Nėse njė fėmijė jeton nė siguri, mėson tė ketė besnikėri.
Nėse njė fėmijė jeton nė pranim dhe nė miqėsi, mėson tė gjejė dashurinė nė botė
.
Report Spam   Logged

Me Ruaj Kur Te Me Gjesh , Qe Te Me Kesh Kur Te Me Duash..!


Pages: [1]   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum | Buy traffic for your forum/website

Powered by SMF | SMF © 2013, Simple Machines
Page created in 0.203 seconds with 20 queries.