KenaqėsiaFORUM
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
 
  Home Help Search Gallery Links Login Register  

TOKA


Pages: [1]   Go Down
  Print  
Author Topic: TOKA  (Read 1090 times)
Atin@
Antar special
*

Vleresimi: 4
Offline Offline

Posts: 548



View Profile Email
« on: »

Toka (lat. Terra) ėshtė planeti i tretė i sistemit diellor. Toka ėshtė rreth 4,55 Miliard vjet e vjetėr, dhe i vetmi planet nė sistemin tonė diellor ku ėshtė zhvilluar jeta. Toka ka njė satelit i cili quhet Hėnė. Supozohet qė toka u formua si rezultat i shpėrthimit tė njė ylli tė madh. Ēdo vit toka goditet nga mijėra meteor me madhėsi relativisht tė vogėl te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen.

Forma dhe madhėsia e Tokės

Toka e ka pėrafėrsisht formėn e topit apo sferės. Si pasojė e rrotullimit tė tokės rreth boshtit tė vet Toka eshtė deformuar ashtu qė nė dy polet e saj ėshtė e shtypur dhe ka marrė formėn e njė elipsoidi i tillė qė rrafshi qė e pret Tokėn sipas paraleleve pret njė rreth ndėrsa rrafshi qė e pret sipas meridianeve pret njė elipsė.
 Lėvizjet e Tokės dhe rrjedhojat e tyre

Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit tė vet qė sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revulocion si pasojė kemi ndėrrimin e stinėve tė vitit.
 Ndėrtimi i brendshėm i Tokės

 Edhe pse ende nuk ka njohuri tė plota pėr ndėrtimin e brndshėm tė Tokės ėshtė pranuar ndarja e ndėrtimit tė brendshėm tė saj nė tri mbėshtjellje-gjeosfera: korja e Tokės ose litosfera, mbėshtjellsi i bėrthamės ( ose mantia-manteli) dhe bėrthama e Tokės.
 Relievi i Tokės

Relievi ėshtė tėrėsia e pamjes sė formave tė sipėrfaqes tokėsore pa marrė parasysh mėnyrėn e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi ėshtė komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Pėrveē ndikimit tė madh qė kanė komponentet e tjera tė mjedisit gjeografik (klima, ujėrat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazėn qė ėshtė e lidhur me tė gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca qė merret me studimin e ndėrtimit , gjenezės, zhvillimit dhe dinamikės bashkėkohore tė relievit tė sipėrfaqes tokėsore ėshtė gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencė, dhe morf- formė). Relievi i sipėrfaqes sė Tokėsore ėshtė formuar me veprimin e fuqive tė brendshme (endogjene), dhe tė fuqive tė jashtme (ekzogjene).


ATMOSFERA E TOKES
Atmosfera (nga qreq. ατμός, atmós - "avull" dhe σφαίρα, sfera - "lėmsh") ėshtė njė shtresė gazesh qė mbulon njė trup qiellor. Ajo pėrbėhet shpesh nga njė pėrzierje gazrash tė ndryshėm, dhe mbahet e mbėrthyer nga fuqia e rėndesės nė trupat qiellorė. Atmosfera ėshtė nė sipėrfaqe mė e dendur dhe me rritjen e lartėsisė shkon duke u rralluar. Disa planetė pėrbėhen kryesisht prej gazesh tė ndryshėm, dhe kėshtu ata kanė atmosfera shumė tė thella, si p.sh. Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Toka, Afėrdita, Marsi dhe Plutoni kanė atmosferė qė mbeshtjell sipėrfaqet e tyre, siē e kanė edhe tre satelitėt e planeteve tė jashtėm: Titani, Enkeladusi (hėna e Saturnit, dhe Tritoni (hėnė e Neptunit). Trupa tė tjerė qiellorė tė sistemit tonė diellor zotėrojnė njė atmosferė tejet tė hollė. Kėta janė Hėna (gaz natriumi), Mėrkuri (gaz natriumi), Evropa (hėnė e Jupiterit) (oksigjeni) dhe Io (sulfuri). Atmosfera e Tokės pėrbėhet nga pesė shtresa: troposfera, stratosfera, mezosfera, termosfera dhe egzosfera.

HIDROSFERA E TOKES
Hidrosfera ėshtė njėra prej katėr mbėshtjellėsve tė Tokės, qė pėrfshinė tė gjitha ujėrat e lira nė pjesėn sipėrfaqėsore tė Tokės. Veti karakteristike e hidrosferės ėshtė ripėrtėritja e pėrhershme e saj. Me studimin e hidrosferės, proceset dhe dukuritė nė tė, merret hidrologjia (greq. hydro-ujė dhe logos-shkencė). Studimi i hidrosferės ka rėndėsi shkencore dhe praktike nė shfrytėzimin racional tė pasurive ujore.

OQEANET
Oqeanet janė sipėrfaqe shumė tė mėdha tė tokės tė mbushura me ujė tė cilat sė bashku formojnė tė ashtuquajturin Det botėror. Oqeanet e botės janė:

    * Oqeani Paqėsor
    * Oqeani Indian
    * Oqeani Atlantik
    * Oqeani i Ngrirė i Veriut

PEDOSFERA
Pedosfera (Gre: pedon - dheu), ėshtė mbėshtjellės i dheut - tokės, gjegjėsisht shtresės sė imėt tė punueshme tė Korės sė Tokės. Toka (dheu) ėshtė shtresa e hollė e shkriftė e sipėrfaqes sė Tokės, e cila punohet dhe paraqet bazėn pėr zhvillimin e bujqėsisė, sepse shfrytėzohet pėr kultivimin e bimėve tė ndryshme. Formimi i kėsaj shtrese tė tokės- dheut, varet nga disa faktorė: klima, relievi, pėrbėrja gjeologjike e shkėmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.

BIOSFERA
Biosfera - ( greq. Bios - jetė dhe sphaire - lėmsh) ėshtė njėri nga mbėshtjellėsit sipėrfaqėsor tė planetit tonė, qė sė bashku me atmosferėn, litosferėn dhe hidrosferėn e sajojnė mbėshtjellėsin gjeografik tė Tokės, qė ėshtė lėnda e studimit tė gjeografisė. Nė pėrbėrjen e biosferės hyjnė tė gjithė organizmat e gjallė nė tokė, duke filluar prej mikroorganizmave siq janė bakteret deri te njeriu. Mikroorganizmat me ndihmėn e qarkullimit tė masave tė ajrit depėrtojnė nė lartėsi 10 deri 12 km mbi sipėrfaqen e tokės. Nė oqeane dhe dete organizmat jetojnė edhe nė thellėsi mė tė mėdha, kurse bakteret anerobe (qė mund tė jetojnė dhe pa praninė e oksigjenit) gjenden deri nė tri km thellėsinė e korės sė tokės.


Report Spam   Logged


Pages: [1]   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum | Buy traffic for your forum/website

Powered by SMF | SMF © 2013, Simple Machines
Page created in 0.156 seconds with 16 queries.