KenaqėsiaFORUM
08:49:37*
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
 
  Home Help Search Gallery Links Login Register  

Lidhja e Henes me jeten ne toke

Pages: [1]   Go Down
  Print  
Author Topic: Lidhja e Henes me jeten ne toke  (Read 2728 times)
Atin@
Antar special
*

Vleresimi: 4
Offline Offline

Posts: 548



View Profile
« on: 15:23:49* »

Në fillimet e hershme të krijimit të Sistemit Tonë Diellor Toka e atëhershme pa praninë e Hënës rrotullohej shumë vrullshëm. Ditënata zgjaste vetëm 4 orë.

Sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar nga oqeanë të pafundë me valë gjigande të krijuara si pasojë e këmbimit të menjëhershëm midis natës dhe ditës.

Toka nuk kishte një bosht të qëndrueshëm çfarë shkaktonte një kaos të vërtetë ku brenda një kohe të shkurtër ngricat u linin vend të nxehtit të madh dhe e anasjellta.

Po të vazhdonte të ishte në këtë gjendje në Tokë nuk do të ishte zhvilluar ndonjë jetë e pasur. Ajo do të zhvillohej më së shumti në det dhe ne njerëzit nuk do të ishim. Ndoshta ndonjë lloj likurishtësh inteligjentë do të ishte rraca mbizotëruese në Tokë.

Kjo Tokë e atëhershme gjendej në mes të një vendi me trazira, me shumë trupa qiellorë që shumë shpejt po bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj dhe ndesheshin me njëri-tjetrin për të fituar hapësirë.

Kështu sipas teorisë më të re me të cilën ka ardhur William Hartmann dikur para katër miljard vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje.

Copat e shkëputura si pasojë e përplasjes u bashkuan duke formuar Hënën.

Në bazë të llogaritjeve të bëra duke përdorur kompjuterat më të fuqishëm që zotëron ushtria amerikane Jay Melosh ka arritur në përfundimin se kjo teori qëndron.

Ajo qëndron edhe nëse shohim disa fakte të tjera si provat që kanë sjellur misionet hënore ku duket qartë që Hëna është e përbërë nga shkëmbinj të njëjtë me ato të Tokës.

Fakti tjetër është ai që Hëna dikur ka qenë në gjendje të vlueshme dhe kjo shpjegohet me të nxehtin e madh që lind si pasojë e përplasjes së trupave.

Me krijimin e Hënës ndryshoi gjithçka në Tokë.
Hëna me forcën e saj tërheqëse e bëri të qëndrueshëm boshtin e Tokës tek rreth 23 gradët. Kjo solli një qëndrueshmëri edhe në klimë.

Hëna i largohet Tokës përvit me 3,2 cm. Misionet hënore kanë treguar se atje mund të ketë hidrogjen çfarë do të thonte se mund të ketë edhe ujë në gjendje të ngrirë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë ajo do të bëhej edhe e banueshme.
« Last Edit: 15:45:56* by LePuRuShja » Report Spam   Logged
kosovaboy
Antar special
*

Vleresimi: 8
Offline Offline

Posts: 592


What about my brocken heart???


View Profile
« Reply #1 on: 16:04:20* »

eshte e vertet qe ne Hene ka hidrogjen dhe uje ne gjendje te ngrire.per kete arsye NASA do te ndermarr nje mision me te cilin do te bombardoj Henen disa here per te gjetur uje ne gjendje te lengshme siq eshte edhe ne Toke.

P.S:e kom lexuar kete informacion diku.
Report Spam   Logged
Pages: [1]   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum

Powered by SMF | SMF © 2016, Simple Machines
Privacy Policy
Page created in 0.055 seconds with 23 queries.