KenaqėsiaFORUM
18:30:03*
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
 
  Home Help Search Gallery Links Login Register  

Gripi sezonal, shenjat, simptomat, rreziku

Pages: [1]   Go Down
  Print  
Author Topic: Gripi sezonal, shenjat, simptomat, rreziku  (Read 317 times)
LePuRuShja
Komplet antarė
*

Vleresimi: 13
Offline Offline

Posts: 1347


I Love Your Love


View Profile
« on: 19:47:21* »

Nė njė kohė kur virozat e stinės kanė nisur shpėrndarjen nė mėnyrė tė menjėhershme, kur autoritetet shėndetėsore bėjnė thirrje pėr kujdes tė vazhdueshėm, njė material i Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, rendit me nėnēėshtje problemet kryesore tė lidhura me virozat e stinės, gripi sezonal.

Gripi ėshtė njė infeksion akut viral, i cili shpėrhapet nė mėnyrė tė lehtė nga njė person nė tjetrin. Viroza qarkullon dhe mund tė prek cilindo pavarėsisht moshės apo grupit social. Gripi shkakton epidemi e cila arrin kulmin nė dimėr, nė zonat e buta. Gripi ėshtė njė problem i shėndetit publik, i cili shkakton sėmundje dhe vdekje pėr njė pjesė tė mirė tė popullatės.

Shenjat dhe simptomat

Gripi sezonal karakterizohet nga temperatura e lartė, kolla, zakonisht e thatė, dhembje koke, muskujsh, artikulacionesh, dobėsi, rrjedhje tė hundėve. Shpeshherė personat e prekur nga gripi kanė ethe, dhe brenda njė jave kanė probleme nė rast se nuk marrin mjekimin e nevojshėm. Koha e inkubacionit tė virusit tė gripit tė zakonshėm ėshtė dy ditė.

Gripi i zakonshėm mund tė prekė tė gjithė popullatėn pėr nga ana tjetėr mund tė sjellė komplikacione pėr njė pjesė tė popullatės me risk si fėmijėt, tė moshuarit dhe pacientėt kronikė apo me gjendje tė vėshtirėsuar shėndetėsore. Ata qė preken mė shumė nga gripi janė personat me probleme tė zemrės, mushkri, veshka, pacientėt me sėmundje gjaku, me probleme metabolike si diabeti ose ata me sistem imunitar tė dobėt.

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, janė tre tipa tė gripit tė zakonshėm. A, B, C. Tipi i gripit A ka disa nėntipa tė tjera dhe kombinime tė viruseve. Disa nga nėntipat janė A(H1N1), A(H3N2), tė cilat po qarkullojnė edhe te njerėzit nė tė gjithė botėn. Tipi C i gripit ėshtė mė pak i zakonshėm se A dhe B. Pėr kėtė arsye nė vaksinėn e gripit sezonal pėrfshihet mbrojtja pėr tipin A dhe B.

Epidemia sezonale

Gripi i zakonshėm, pėrsėritet ēdo vit nė vjeshtė dhe nė dimėr kryesisht nė zonat e buta. Shumica e vdekjeve nga gripi ndodhin te moshat mbi 65 vjeē dhe kryesisht nė vendet e industrializuara. Sipas OBSH-sė, mėnyra mė e mirė e parandalimit nga virozat dhe gripi i zakonshėm ėshtė vaksinimi, traditė kjo 60-vjeēare. Pėrveē gripit tė zakonshėm, vaksina parandalon nė 60-90 pėr qind tė rasteve edhe viroza, sėmundje tė tjera.

Kategoritė qė duhet tė vaksinohen ēdo vit dhe duhet tė trajtohen me prioritet janė personeli shėndetėsor, personat afėr pleqėrie, pacientėt kronikė, gratė shtatzėna, personat nė detyrė tė rėndėsishme pėr shoqėrinė, fėmijėt nga 6 muaj deri nė 2 vjeē.

Gripi sezonal ėshtė njė sėmundje respiratore e shkaktuar nga njė virus infektiv. Virozat sezonale u identifikua pėr herė tė parė nė vitin 1933. Sakaq, vaksina sezonale ėshtė nė tregun farmaceutik. Ajo kushton nga 1200 deri nė 1400 lekė. Duhet tė merret nė farmacitė pranė qendrave shėndetėsore, ndėrkohė qė periudha e krijimit tė antitrupave nis nga 2 javė deri nė 1 muaj pas marrjes sė saj.
Report Spam   Logged

Me Ruaj Kur Te Me Gjesh , Qe Te Me Kesh Kur Te Me Duash..!


Pages: [1]   Go Up
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum

Powered by SMF | SMF © 2016, Simple Machines
Privacy Policy
Page created in 0.049 seconds with 23 queries.